Google ADS

Ndërpritet seanca e Kuvendit, veteranët takojnë nesër kryeministrin

17:12 | 16 Qershor 2022
L G

Ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës. Tashmë kjo kërkesë e veteranëve të OVL të UCK-së, është përmbushur.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se bllokimi i punës së Kuvendit nuk do të vazhdojë pafundësisht.

Sidoqoftë, ai tha se e ndërpret seancën përfundimisht, për shkak të insistimit të opozitës.

Megjithatë, Konjufca tha se kjo seancë do të shtyhet për javën e ardhshme,shkruan rtk.

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës nuk lejuan rifillimin e seancës në Kuvendit.

Ata kundërshtojnë vazhdimin e saj, derisa kryeministri Albin Kurti t’i takojë përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së, të cilët që nga mëngjesi po protestojnë para Kuvendit.

Deputetët e PDK-së dhe AAK-së ishin pozicionuar tek foltorja kryetarit të Kuvendit, duke mos e lejuar që të rifillojë seanca.

Ata qëndruan tek mikrofoni Konjufcës duke mos u larguar që aty.

Ndërkohë, kryeministri Kurti u ka bërë veteranëve ftesë për takim nesër në orën 9:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme