Dy persona janë arrestuar, pasi në portin e Durrësit u kapën 45.5 kg kokainë, e cila ishte fshehur në një kontenier me mish nga Brazili.
Në pranga janë vënë administratori i kompanisë “Apetit Group”, Arben Ferizi, i cili ka porositur sasinë e mishit.
Po ashtu është prangosur Egert Vargu, agjent doganor.
Mësohet se ky i fundit është anëtarë i Këshillit Bashkiak në Tiranë në njësinë numër 8 me Partinë Socialiste.
Vargu ka hyrë si anëtar i Këshillit Bashkiak pasi opozita ka braktisur këshillin, sepse ishte i 43-ti në listë.
Para hetuesve ka deklaruar se është agjent i pavarura doganor dhe se punon bashkë me gruan.
Sipas tij ka bërë veprimet doganore për kompaninë dhe s’ka asnjë njohje dhe as lidhje. “Nuk është puna ime. Puna ime është të merrem me dokumentacionin”, mësohet të ketë thënë ai. /abcnews.al
“Hyrrem” transformohet nga Sellma, shikoni paraqitjen mahnit...
Thaçi qeshet kur Geci flet për puthjen e dorës që pretendon ...
Britania do t’i japë Ukrainës 2.4 miliardë dollarë hua për b...
Asani fantastik, dy gola për tre minuta
Gerti mohon spekulimet: Ish e dashura ime dëshiron të përfit...
Meksika do të ndëshkojë drejtorët e shkollave nëse nuk heqin...