Koreja e Veriut ka raportuar të enjten shpërthimin e një sëmundjeje të paidentifikuar në një rajon bujqësor, sipas Al jazeera.
Lideri Kim Jong Un, ka dërguar ilaçe në qytetin perëndimor Haeju të mërkurën, për t’iu ndihmuar pacientëve që po përballen me “epidemi akute enterike”, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, pa dhënë detaje për numrin e të prekurve, dhe pa identifikuar sëmundjen.
Termi enterik i referohet traktit gastrointestinal.
“Kim ka theksuar nevojën e mbajtjes në kontroll të epidemisë sa më shpejt që të jetë e mundur,”ka thënë KCNA.
Një zyrtar i Ministrisë për Bashkim në Korenë e Jugut, i cili merret me çështjet mes dy Koreve, ka thënë se qeveria është duke vëzhguar shpërthimin, që dyshohet se është kolerë apo tifo, sëmundje që shkaktohen si pasojë e ujit apo ushqimit të kontaminuar, apo kontaktit me fecen e personit të infektuar.
Raportimi për këtë shpërthim vjen teksa very-koreanët po përballen me shpërthimin e parë të infektimeve me koronavirus. Koreja Veriore ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme muajin e kaluar, teksa autoritetet po përballen me mungesë të vaksinave dhe ilaçeve tjera.
Agjencia për spiunim e Koresë Jugore, u ka thënë ligjvënësve se sëmundjet që barten përmes ujit, siç është tifoja, janë përhapur në Korenë e Veriut edhe para se të shpërthente koronavirusi./abcnews.al
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...