Një peshkatar pranon vrasjen e dy burrave në rajonin e Amazonës

11:55 | 16 Qershor 2022
E.H

Një peshkatar ka pranuar se ka vrarë gazetarin britanik, Dom Phillips dhe ekspertin indigjen, Bruno Pereira, në rajonin e Amazonës në Brazil.

Një hetues federal ka thënë se burri e ka dërguar policinë në zonën ku kanë qenë trupat e viktimave, duke u dhënë fund kërkimeve 10-ditore.

Autoritetet kanë thënë në mbrëmjen e së mërkurës se pritet të ketë më shumë arrestime për rastin e dy viktimave, që janë zhdukur më 5 qershor.

Në një konferencë për media në qytetin e Amazonës, Manaus, hetuesit policorë kanë thënë se burri që është rrëfyer ka qenë i dyshuari kryesor.

Hetuesi, Eduardo Alexandre Fontes, ka thënë se Amarildo da Costa de Oliveira, 41-vjeçar, i njohur me nofkën Pelado, u ka thënë zyrtarëve policorë se e ka përdorur armën e zjarrit për të vrarë burrat.

“Ne nuk do të kishim mundësi që të arrinim në atë vend kaq shpejt, pa pasur dëshmi”, ka thënë Torres për vendin ku janë gjetur trupat e viktimave, sipas deklaratës së Pelados.

Torres ka thënë se trupat do të identifikohen brenda ditësh edhe nëse konfirmohet identiteti, “ata do t’iu kthehen familjarëve”.

“Ne kemi gjetur trupat tre kilometra në pyll”, ka thënë hetuesi, duke shtuar se zyrtarët policorë kanë udhëtuar mbi një orë e gjysmë me anije në lum dhe 25 të tjerë nëpër pyje, për të gjetur vendin ku janë varrosur viktimat.

Familja e Pelados ka thënë më parë se peshkatari ka mohuar çfarëdo keqbërje dhe ka pretenduar se policia e ka torturuar atë për ta detyruar që të pranojë fajësinë.REL

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme