Ali Marsh, një detektiv privat amerikan, ka zbuluar shenjat që tregojnë mbi tradhëtinë e partnerit.
“Një nga rastet e mia më të hershme ishte një burrë që vuri re se gruaja e tij filloi të sillej më e ftohtë ndaj tij”, tha ai, duke shtuar se “ajo dilte çdo të mërkurë mbrëma dhe vinte në shtëpi shumë më e lumtur sesa ikte”, kështuqë burri filloi edhe dyshimet e para mbi tradhëtinë.
Megjithatë, detektivi privat kishte hetuar që fqinji i tyre po dilte dhe po largohej njëkohësisht me gruan e klientit të tij, prandaj edhe i ndoqi dhe zbuloi se ata ishin në një marrëdhënie, transmeton portal arbresh.info
Sipas tij, tradhëtia zbulohet shumë shpejt dhe nuk merr më shumë se tre javë.
Ai thotë se së fundmi ka ndihmuar një grua të konfirmojë se burri i saj ka një lidhje dhe se ka bërë një zbulim tjetër tronditës për të.
“Ka rezultuar se ai kishte disa skandale, por gjatë hetimeve zbulova gjithashtu se ai kishte themeluar fshehurazi një kompani, e cila më pas hyri në pronë të përbashkët gjatë ndarjes së pasurisë pas divorcit”, tha ai.
“Unë po ndihmoj gjithashtu në gjetjen e të zhdukurve dhe jam 98 për qind i suksesshëm, gjë për të cilën jam shumë krenat. Një herë gjeta babain e humbur të një djali të vogël, që ishte një rezultat i mirë, dhe gjithashtu ndihmova një baba nga Shtetet e Bashkuara të gjente vajzën e tij”, shtoi ai.
Sipas përvojës së detektivit privat, shenjat më të zakonshme që paralajmërojnë një tradhëti janë:
Nddryshimet në garderobë dhe pamje
Kjo mund të konsiderohet shenja e parë që tregon se partneri juaj po takon dikë të ri, sepse kur kjo ndodh, njerëzit shpesh ndihen sikur janë në një fillim të ri dhe investojnë më shumë në vetvete.
Ndryshon rutinën
Nëse partneri juaj rri papritmas vonë në punë, gjë që nuk ka ndodhur më parë, ose del në ditët kur ka qenë në shtëpi në të kaluarën, kjo mund të shikohet si shenjë e tradhëtisë.
Papritur dëshiron të bëjë palestër
Nëse partneri juaj ka qenë zakonisht në divan që nga fillimi i lidhjes suaj, dhe tani ai papritmas viziton rregullisht palestrën, ndoshta është koha për të parë se çfarë lloj palestre është.
Përgjigjja në telefon larg pranisë suaj
Kjo është shenja më e dukshme, të cilën të gjithë e kemi parë nëpër filma, por që vlen të përmendet./arbresh.info/
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...