Google ADS

Qalaj: S’do ketë normalitet në Kuvend derisa të trajtohen veteranët

10:52 | 16 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se s’do të ketë normalitet në Kuvend derisa të trajtohet çështja e përfshirjes së veteranëve në pagën minimale. Madje, ai shton se seanca e sotshme nuk do të lejohet të mbahet

“Sot të gjithë ne këtu do të duhej të ndiheshim të turpëruar, por sidomos ata që votuan e që ishin kundër përfshirjes së veteranëve në lartësinë e pagës minimale. Kabineti qeveritar paska ardhur si ne çdo mbledhje normale. Unë mendoj që mbledhje normale ky Parlament nuk do të ketë derisa të rishikohet çështja e përfshirjes së veteranëve. Sot as që duhet të ketë në seancë. As sot, as nesër e as pasnesër normalitet në Kuvend nuk duhet të ketë. Si PDK, mendojmë që nuk ka kuptim të mbahet e as nuk do të lejohet të mbahet kjo seancë”, ka thënë ai në Kuvend të enjten.

Nga LDK-ja, shefi i deputetëve të kësaj partie, Arben Gashi, ka kërkuar që urgjentisht të tërhiqet projektligji për pagën minimale. Ai ka thënë se duhet të nisë diskutimi me grupet e interesit që rritja e pagës minimale të mos shkëputet nga pensionet e veteranëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme