Google ADS

39 Aktakuza kundër 50 personave

10:36 | 16 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 39 aktakuza kundër 50 personave, për vepra të ndryshme penale, thuhet në Raportin 24 orësh të Prokurorit të Shtetit.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 14 persona, si dhe janë bërë tetë kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë persona, ka paraqitur katër  kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave, si dhe ka ngritur 14 aktakuza kundër 19 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë aktakuza kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale, ka ngritur tre aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit është ndaluar një person për 48 orë dhe janë ngritur tri aktakuza kundër tre  personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, është bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një  personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një  kërkesë për caktim të paraburgimit të një personi, si dhe ka ngritur tre aktakuza kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një person për vepër penale “Kanosja”, si dhe ka ngritur shtatë aktakuza, kundër tetë  persona, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme