Është rishfaqur një nëngrup i ri i llojit të omicron, i njohur si BA.5.
Shumë shpejt mund të bëhet përgjegjës për shumicën e rasteve të reja të infeksionit, por sa jemi të rrezikuar nga variant?
Infeksionet e reja me një lloj të ri të koronavirusit omicron, nëntipi BA.5, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përshkruar tashmë këtë nëngrup të omicron si “shqetësuese”, transmeton portal arbresh.info
Instituti gjerman Robert Koch (RKI) llogarit se nëngrupi BA.5, si dhe variantet tjera të omicronit, po përhapet me shpejtësi, sepse to janë më të lehta për t’u transmetuar sesa varianti delta.
Instituti paralajmëron rrezikun e rritjes së numrit të infeksioneve gjatë verës.
“Aktualisht, rritjen më të lartë e tregojnë nëngrupet BA.4 dhe BA.5,” njoftoi RKI më 9 qershor. Instituti arrin në përfundimin se këto dy nënlloje të sojit omicron mund të jenë shkaku i infeksioneve tjera në rritje.
Tashmë, nëntipi BA.5 përbën dhjetë për qind të infeksioneve, që është dy herë më shumë se në fillim të qershorit.
BA.5 u shfaq për herë të parë në Afrikën e Jugut Që në maj, nëngrupi BA.5 ngriti shqetësime në Afrikën e Jugut. Vala, megjithatë, ishte më e dobët se nëngrupi i mëparshëm dhe tashmë është në rënie. Në Portugali, megjithatë, nëngrupi i ri BA.5 është përgjegjës për 80 për qind të infeksioneve të reja. Ky variant konsiderohet shumë më i ngjitës se variantet tjera.
Antitrupat nuk e njohin aq mirë dhe prandaj përhapet më shpejt. Por ecuria e sëmundjes është më e lehtë sesa me variantin delta.
A mbron doza përforcuese e vaksinës nga infeksionet me nëntipet e omicron?
Mbrojtja e vaksinës kundër koronavirusit dobësohet me kalimin e kohës ndërsa nivelet e antitrupave ulen. E njëjta gjë vlen edhe për njerëzit që e kanë kaluar koronavirusin. Kjo do të thotë se edhe ata që e kanë kaluar koronavirusin dhe ata që janë të vaksinuar mund të infektohen. Nëntipi BA.5 tashmë është përhapur në shumë vende, si në Portugali, ku numri i rasteve të reja është rritur ndjeshëm kohët e fundit.
Megjithatë, përkundër numrit në rritje të infeksioneve, ka shumë pak shtrime në spital dhe më pak vdekje.
Ekspertët besojnë se arsyeja për këtë është fakti se shumë njerëz tashmë janë vaksinuar dhe kanë antitrupa, megjithëse sasia e tyre zvogëlohet me kalimin e kohës. Imuniteti i përgjithshëm është më i lartë se në fillim të pandemisë. Megjithatë, Instituti Robert Koch rekomandon që grupet e rrezikuara dhe të moshuarit të rivaksinohen me një dozë përforcuese, në mënyrë që të rritet sasia e antitrupave./arbresh.info/
Ademi e Weidner pritën në takim të deleguarit e FIFA-s për z...
Begaj pranon letrat kredenciale të tre ambasadorëve të rinj:...
Hill: Duhet bërë shumë për të normalizuar marrëdhëniet mes K...
E akuzuan qe i dha informacione Dianës, reagon motra saj
Mbi 18 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovë...
Kthehen tensionet mes Xuxit e Xhenetës, situata e largimit t...