Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme të reagimit profesional, sa i përket sigurisë kibernetike, po vlerësojnë ekspertët derisa vënë në dyshime dhe kapacitetet për gjurmimin e alarmeve të rreme për bomba, që pati kohëve të fundit nëpër institucione arsimore.
Ekspertit i kibernetikës, Mentor Hoxhaj, thotë se Policia e Kosovës nuk është duke ju qasur në mënyrë profesionale kësaj sfide.
“Kjo jo vetëm në mungesë të kapaciteteve të mjaftueshme njerëzore dhe teknike, por dhe në mungesë të qasjes profesionale dhe strategjike në adresimin e sfidave kibernetike”, shprehet Hoxhaj.
Në Policinë e Kosovës për disa ditë radhazi nuk i janë përgjigjur pyetjeve të portalit arbresh.info në lidhje me gjurmimet e alarmeve të rreme për bomba, që kryesisht thuhet se vinin nga posta elektronike.
Për ekspertin e sigurisë, Avni Islami, asnjë paralajmërim për bomba nuk duhet neglizhuar dhe institucionet e shtetit gjithmonë duhet të jenë në gatishmëri të ndërmarrin masat e nevojshme.
“Asnjë paralajmërim për bomba nuk duhet të neglizhohet për shkak se një apo më tepër paralajmërime mund të vinë të rreme, por çka nëse institucionet e shtetit nuk ndërmarrin masat e nevojshme. E, çka nëse njëra prej tyre të jetë e saktë dhe të mos jetë e rrejshme, mund të aktivizohet dhe të jetë e dëmshme, qoftë në njerëz qoftë në çështje materiale”, vlerëson Islami.
Rikujtojmë se që nga fillimi i këtij viti vetëm në statcionin e autobusëve kanë qenë disa alarme për bomba.
Alarmet kanë vazhduar edhe në Rektoriatin e Universitet të Prishtinës gjatë muajit maj.
E alarmi i fundit për bombë ka qenë para disa ditëve në Aeroportin e Prishtinës.
Alarme të rreme për bomba muajve të fundit, nëpër institucionet shkollore pati edhe në Malin e Zi e Serbi./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
Kërcënohet me bombë Gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë përmes e-mail
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...