Gjenerali amerikan Mark Milley, ka dhënë një pasqyrë të qartë rreth luftës në Ukrainë. Ai ka zbuluar detaje bazuar nga informacionet e mbledhura nga inteligjenca amerikane.
Derisa ministrat Mbrojtjes të vendeve perëndimore janë mbledhur për të diskutuar për konfliktin, Milley tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vlerësuar se 100 nga 200 ushtarë ukrainas vriten çdo ditë.
Megjithatë ka refuzuar të jep detaje tjera për arsye të sigurisë. Milley theksoi se Rusia ka humbur shumë ushtarë dhe mjete të blinduara, që besohet të shkojnë nga 20 deri në 30 për qind të forcave që i ka dërguar në Ukrainë.
Ndryshe Ukraina po vazhdon me tërë kapacitetet të mbrohet nga forcat pushtuese ruse, madje presidenti Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje vendeve të perëndimit që t’i dërgojnë sa më shumë armë të rënda. /telegraf/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...