Vazhdojnë protestat e Lotarisë së Kosovës

08:16 | 16 Qershor 2022
E.H

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës të premten do të mbajnë protestë nga ora 11:30 para ndërtesës së Parlamentit të Kosovës.

Ata kërkojnë miratimin e ligjit për lotarinë e Kosovës, shkruan arbresh.info.

Sindikata paralajmëroj se me protestë do të vazhdojnë edhe ditëve të tjera deri sa të përmbushën kërkesat e punëtorëve.

“Qeveria e Republikës së Kosovës i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur.

Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bëne dy vite që s’kanë pranuar pagë”, thuhet në njoftim për media./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme