Google ADS

Bradley Cooper rrëfen varësinë ndaj substancave narkotike

00:22 | 16 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Bradley Cooper ka folur së fundmi për betejat e tij të kaluara me drogën dhe alkoolin.

Aktori “A Star Is Born” ka treguar se si ai hoqi dorë pas përfundimit nga seriali aksion-triller i Jennifer Garner “Alias” në fillim të viteve 2000.

Cooper u tregua i sinqertë në lidhje me çështjet e tij të abuzimit me substancat në Amazon Music dhe podcastin e Wondery’s SmartLess, i cili bashkë-organizohet nga aktorët Jason Bateman, Will Arnett dhe Sean Hayes.

“Isha shumë i humbur dhe isha i varur nga kokaina ,” tha Cooper, 47 vjeç. “Unë hoqa dorë menjëherë pasi u pushova/u largova nga ‘Alias’.”

Ai shtoi gjithashtu se u përball me “vetëvlerësimin e ulët ” dhe detajoi luftën e tij në ditët e para të karrierës.

“Kam pasur fatin që kjo ndodhi kur isha 29 vjeç. Mendova se ia dola kur mora një reklamë të Wendy, rrëfeu ai.“Por definitivisht nuk ia arrita ,pasi duke u zhvendosur në Los Angeles për ‘Alias’ u ndjeva sikur isha kthyer në shkollë të mesme. Nuk mund të hyja në asnjë klub, asnjë vajzë nuk donte të më shikonte.”

“Me pak fjalë, isha plotësisht në depresion. Nuk ishte në të vërtetë deri në “The Hangover”. Unë isha 36 vjeç kur bëra “The Hangover”, kështu që duhej t’i kaloja të gjitha ato gjëra përpara se fama të luante në ekzistencën time në nivel të përditshëm. Pra, gjithçka ndodhi para kësaj.”

Arnett ndërhyri duke thënë se Cooper “duke i pasur ato realizime dhe duke pasur atë ndryshim arriti të ishte vetvetja e tij e vërtetë.

“Është e vërtetë,” vuri në dukje aktori. “Padyshim që bëra përparime të mëdha në moshën 29 deri në 33, 34 vjeç, ku të paktën isha në gjendje të qëndroja para dikujt dhe të merrja frymë, të dëgjoja dhe të flisja.”

Roli i Bradley në “Alias” u reduktua në vitin 2003 dhe personazhi i tij u hoq në sezonin 2. Ai i tha GQ në vitin 2013 se problemet e tij me drogën dhe alkoolin do të “sabotonin gjithë jetën time” nëse nuk do të merrte ndihmë.

“ E vetmja gjë që kam mësuar në jetë është që gjëja më e mirë që mund të bëj është të pranoj veten sic jam dhe më pas ta bëj atë në masën më të plotë, dhe më pas çdo gjë që të ndodhë, ndodh, “tha aktori në atë kohë. “Sa më shumë të përpiqem për të mos e bërë këtë, aq më larg jam nga përmbushja e çdo potenciali që do të kisha.”/lapsi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme