Gjermania ka akuzuar gjigantin rus të gazit të kontrolluar nga shteti Gazprom se po përpiqet të rrisë çmimet e energjisë duke ulur ndjeshëm furnizimet.
Gazprom tha se po kufizon sasinë e gazit për Gjermaninë në nën 70 milion metra kub në ditë, shumë më pak se gjysma e normës aktuale, transmeton portal arbresh.info
Arsyeja që dha ishte shërbimi i pajisjeve në tubacionin Nord Stream.
Megjithatë, ministri i Ekonomisë në Gjermani, Robert Habeck tha ky është “një vendim politik” dhe jo teknik.
“Është padyshim një strategji për të shqetësuar dhe për të rritur çmimet”, tha Habeck.
Fillimisht Gazprom tha se do të shkurtonte rrjedhën e gazit Nord Stream 1 nga 167 milion metra kub në ditë në 100 milion, por më pas shtoi se do të shkrutojë atë në 67 milion metra kub.
Gazprom gjithashtu uli furnizimin e tij me gaz në Itali me rreth 15% të mërkurën, tha firma energjetike ENI. Italia, ashtu si Gjermania, është shumë e varur nga gazi rus, i cili përbën 40% të importeve të saj.
Lëvizja e kompanisë ruse erdhi dy javë pasi udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë dakord që të bllokonin shumicën e importeve të naftës ruse deri në fund të vitit 2022 për të ndëshkuar Moskën mbi pushtimin e Ukrainës./arbresh.info/
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...