Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është “mirënjohës” për mbështetjen me vlerë 1 miliardë dollarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Paketa – e cila përfshin artileri dhe sisteme raketore moderne – do të jetë veçanërisht e rëndësishme për mbrojtjen e rajonit të Donbasit, thotë Zelensky, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
“Sigurisht, ne do të bëjmë çmos për të tejkaluar avantazhet e tyre tani për tani. Çdo ditë unë luftoj që Ukraina të marrë armët dhe pajisjet e nevojshme”, tha ai në fjalimin e përnatshëm.
Ukraina ka intensifikuar thirrjet e saj për më shumë armatime nga aleatët e saj në Perëndim, ndërsa përpiqet të kundërshtojë një ofensivë ruse të fokusuar në lindje të vendit.
Zelensky gjithashtu përshëndeti një ndihmë humanitare prej 225 milion dollarësh të premtuar nga Presidenti Joe Biden.
Gjithashtu, Zelensky ka marrë një thirrje telefonike nga kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili edhe njëherë ka konfirmuar mbështetjen për mbrojtjen e Ukrainës./arbresh.info/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...