Bill Gates nuk është adhurues i kriptomonedhave.
Themeluesi i Microsoft tha në konferencën TechCrunch se kriptovalutat dhe NFT janë një mashtrim, transmeton portal arbresh.info
“Këto tendenca të aseteve dixhitale bazohen qind për qind në ‘teorinë e budallenjve më të mëdhenj'”, citohet të ketë thënë Gates nga CNN Business. Gates iu referua teorisë se dikush ndonjëherë mund të fitojë para duke blerë asete të mbivlerësuara nëse ato asete më vonë mund të shiten me një çmim edhe më të lartë.
Në atë rast, një “budalla” mund të blinte një pronë shumë të shtrenjtë, duke shpresuar se mund t’ia shiste një “budallai” më të madh se ai dhe kështu të merrte fitimin.
Kjo mund të funksionojë për sa kohë që ka mjaft “budallenj” të gatshëm të paguajnë më shumë.
Gates tha se kriptovalutat nuk tregtohen dhe u tall me Bored Apes NFT, duke bërë shaka se “imazhet dixhitale të shtrenjta të majmunëve do ta përmirësojnë shumë botën”. Në vend të kësaj, Gates thotë se ai preferon investimet e modës së vjetër.
“Unë jam mësuar më shumë të investoj në asete, si fermat që kanë prodhim ose kompani që ofrojnë produkte reale,” tha ai.
Deklaratat e Gates vijnë në një kohë kur bitcoin dhe kriptovalutat janë në rënie.
Në nëntor 2021, bitcoin arriti kulmin në 69,000 dollarë. Që atëherë, kriptomonedha më e vlefshme në botë ka humbur dy të tretat e vlerës së saj dhe sot ka arritur në rreth 20,000 dollarë. Vetëm prej javës së kaluar, rënia ka qenë rreth 25 për qind.
Gates gjithmonë ka shprehur skepticizëm mbi kriptovalutat.
Në një intervistë me Bloomberg 2021, Gates tha se është një gjë kur Elon Musk dhe Tesla investojnë në bitcoin dhe një tjetër kur investitorët mesatar ndjekin shembullin e tij./arbresh.info/
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë