Google ADS

Atentat me armë në Shkodër, një i maskuar futet në lokal dhe vret pronarin

22:53 | 15 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Një krim i shëmtuar ka ndodhur sonte në Shkodër, ku një burrë u vra brenda lokalit ku gjendej, pasi u qëllua nga një person i maskuar.

Burime policore thanë për noa.al se personi i plagosur, Lulash Qepuri, 75 vjeç, pronar i lokalit, ka humbur jetën pak më vonë në spital.

Ngjarja ndodhi në fshatin Stom-Golem (Mes) të Shkodrës, mbrëmjen e sotme.

Viktima gjendej në një tavolinë në lokal kur befas një person i maskuar u fut brenda dhe hapi zjarr duke e plagosur rëndë.

Pak më vonë, i plagosuri ndërroi jetë teksa u dërgua në spital, për shkak të plagëve fatale.

Policia ka shkuar në vendngjarje. /noa.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme