Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi bisedë me një grup gazetarësh dhe akademikësh nga Greqia dhe Qipro të cilët këto ditë po qëndrojnë në Kosovë.
Në një bashkëbisedim të hapur, kryeministri Kurti i njoftoi ata për progresin e shënuar gjatë këtij viti në indikatorët ekonomikë dhe ata të demokracisë duke dëshmuar se ato shkojnë krahas njëra-tjetrës, për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë, për vendimet dhe politikat sociale që qëllim kanë rritjen e mirëqenies së qytetarëve, dhe për synimet e Republikës së Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s.
Gjatë ditës, kryeministri Kurti paraprakisht po ashtu takoi profesorin universitar, Petros Liacouras, pjesë e të njëjtit grup vizitues./arbresh.info/
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti