Tre persona zyrtarë kanë rënë në pranga të Policisë së Kosovës nën dyshimin për ‘keqpërdorimi të pozitës apo autoritetit zyrtar’.
Tre të dyshuarit, sipas policisë, janë laborantë të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Vushtrri, shkruan arbresh.info.
“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK) Mitrovicë Jug, pas hetimeve disa mujore të zhvilluara, duke aplikuar edhe masat e fshehta të hetimit sipas urdhëresës se Gjykatës Themelore të Mitrovicës në koordinim të vazhdueshëm me prokurorin e rastit dhe të asistuar nga Inspektoret e Shëndetësisë të Ministrisë së Shëndetësisë, sot më 15.06.2022, kanë inspektuar laboratorin e analizave në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri”, bënë të ditur policia.
Sipas organeve të ndjekës tre laborantët dyshohen se kanë shënuar vlera pa i ekzaminuar fare sipas procedurës mjekësore dhe duke i paraqitur ashtu si kanë dashur në raportet mjekësore të pacienteve.
“Gjatë inspektimit janë konfiskuar libra të protokollit dhe raporte mjekësore për të cilat dyshohet se laboranti V.T., (viti i lindjes 1959, mashkull kosovar) në bashkë-kryerje me kryeteknikun e këtij laboratori S.B., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar) kanë shënuar vlera pa i ekzaminuar fare sipas procedurës mjekësore (centrifugim dhe ekzaminim mikroskopik) dhe duke i paraqitur ashtu si kanë dashur në raportet mjekësore të pacienteve, duke filluar nga data 01.04.2022 e deri me datën 31.05.2022”.
Kështu, bazuar në dëshmitë e siguruara përmes masave të fshehta dhe dëshmive të konfiskuara në laboratorin e në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri, policia bënë të ditur se është siguruar dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit: B.B., shef i Laboratorit në QMF 1 në Vushtrri, S.B., Kryeteknik i Laboratorit në QMF 1 në Vushtrri dhe V.T. Laborant i Laboratorit në QMF 1 në Vushtrri kanë kryer veprën penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Tre të dyshuarit, janë shoqëruar për tu intervistuar në prezencë të avokateve mbrojtës dhe në konsultë me Prokurorin kompetent të rastit të PTH-së në Mitrovicë, të lartë cekurve ju caktohet masa e ndalimit për 48 orë. /arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...