Gjatë vizitës që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po e bën në Ukrainë, ai është takuar edhe me kryetarin e Kievit dhe ish-kampionin e botës në boks, Vitaliy Klitschkon.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.
“Më pëlqen të shoh dy peshat e preferuaratë rënda së bashku në Ukrainë – miq, sportistë dhe liderë të botës së lirë të shekullit të 21-të: boksieri Kryebashkiaku i Kievit Vitaliy Klychko dhe Kryeministri i Shqipërisë së basketbollit, Edi Rama”, ka shkruar Veliaj në Twitter.
Love seeing my two favourite heavy weights together in Ukraine – friends, sportsmen and 21st century leaders of the free world: boxer Mayor of Kyiv @Vitaliy_Klychko and basketball Premier of Albania @ediramaal 🏀❤️🥊
Slava Ukraini! 🇦🇱❤️🇺🇦 pic.twitter.com/SG2ZZwQa93
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) June 15, 2022
Vizitën në Ukrainë, Rama po e zhvillon së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovic.
Ata gjatë ditës së sotme vizituan zonat e bombarduara nga forcat ruse, kurse në mbrëmje mbajtën një konference për media së bashku me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy-n.
Policia: Bëni kujdes, ngasja në mjegull është e rrezikshme
Hovenier: Vizita e O’Brien për ta avancuar Kosovën në rrugën...
Ambasadori Hovenier: Biseda të rëndësishme në takimet e O’Br...
“Komunikata e 59’të”, Fadil Geci për Ramë Bujën: Më tha kam ...
Avokati i Thaçit- Gecit: Po i shmangesh pyetjes dhe po i bën...
Gjyqtarët nga Kosova do të ndajnë drejtësi në ndeshjen e Con...