Google ADS

I bie shorti për t’iu hetuar pasuria, Pacolli: Sa mirë kur je i pastër si loti, e ke frikë vetëm nga Zoti

19:15 | 15 Qershor 2022
L G

Biznesmeni dhe deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, thotë se i ka rënë shorti i Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK) për kontrollim të paurisë.

Ai e ka mirëpritur këtë short, duke thënë se është i pastër si loti dhe për këtë nuk ka frikë, shkruan arbresh.info.

Ai madje shpreson se të gjithë do e kuptojnë së pasuria krijohet me punë, e jo brenda natës.

“Sa mirë kur je i pastër si loti, e ke frikë vetëm nga Zoti. Sot me ra shorti i Agjencisë Kundër Korrupsionit për kontrollim të pasurisë. E mirëpres e shpresoj se do ta kuptojnë se pasuria krijohet me punë e jo brenda natës”, shkruan Pacolli në Facebook./arbresh.info/

Të ngjashme