Rama dhe Abazoviç takojnë Zelensky, pamje nga brenda pallatit presidencial në Ukrainë

17:00 | 15 Qershor 2022
KRG

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, janë pritur në pallatin presidencial të Ukrainës, nga presidenti Volodymir Zelensky.

Rama dhe Abazoviç udhëtuan një ditë më parë drejt Ukrainës, pas ftesës së bërë nga presidenti Zelensky.

Siç shihet edhe në video, Rama dhe Abazoviç, janë futur brenda rezidencës presidencial, ku fillimisht do të zhvillojnë një takim pa praninë e mediave me Zelenskyn, dhe më pas do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në këtë vizitë kryeministri Edi Rama, shoqërohet edhe nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme