Google ADS

Zelenskyy i adresohet parlamentit çek: Jemi ne

16:07 | 15 Qershor 2022
KRG

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, iu drejtua anëtarëve të parlamentit çek përmes videolidhjes dhe e krahasoi gjendjen e vendit të tij me pushtimin e Çekosllovakisë të udhëhequr nga sovjetikët në vitin 1968.

Ai falënderoi çekët për mbështetjen e tyre – ofrimin e armëve të rënda në një pikë vendimtare të konfliktit, raporton BBC.

“Ne jemi me ju, jini me ne”, tha ai, duke cituar një rresht të famshëm nga një prej transmetimeve të fundit radiofonike në vitin 1968 përpara se ushtarët rusë të merrnin ndërtesën e Radios Çekosllovake.

Ai tha se Ukraina tani po përdor të njëjtat fjalë për t’u bërë thirrje të gjitha kombeve demokratike të botës.

Zelensky gjithashtu paralajmëroi presidentin rus, Vladimir Putin se nuk do të ndalet në Ukrainë dhe e gjithë Evropa Qendrore dhe Lindore ishte në rrezik nga agresioni rus.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme