Vaksinimi për mbrojtje nga kanceri në mitër, në Kosovë pritet të fillojë në vjeshtë
300 vaksinat kundër kancerit në qafën e mitrës që janë pritur të vinë në muajin maj, nuk kanë arritur ende në Kosovë.
Por, sipas zëdhënësit për media në Ministrin e Shëndetësisë, Faik Hoti vaksinimi kundër kancerit në qafën e mitrës pritet të nisë në vjeshtë.
Ai thotë se, këtë vit vaksinimi do te jetë i rekomanduar për kategori të femrave të moshës 11-15 vjeçe.
“Sivjet vaksinimi do te jetë i rekomanduar për kategori të femrave të moshës 11-15 vjeçe dhe femrat qe se kanë filluar ende aktivitetin seksual, atyre me indikacione apo atyre me predispozita gjenetike për kancer të qafës së mitrës , ndërsa vitet vijuese synohet të përfshihet si vaksinë në kuadër të programit të rregullt të vaksinimit në Kosove”, thotë Hoti.
E, në Kosovë këtë vit tani janë regjistruar 16 raste të reja me kancer në qafën e mitrës, dhe gjendja nuk dallon nga viti i kaluar.
Kështu thotë për arbresh.info drejtori i Klinikës së Onkologjike në QKUK, Ardian Mullaki.
”Prej fillimit të vitit deri me tani janë regjistruar 16 raste të reja me kancer në qafën e mitrës në Kosovë, dhe gjendja nuk dallon nga viti i kaluar”, thotë ai.
Vaksinat kundër virusit (HPV) që shkakton kancerin e qafës së mitrës, sigurohen përmes UNICEF-it.
Vaksina kundër pipilloma virusit (HPV), është vaksinë e cila mbron vajzat dhe gratë nga sëmundja e kancerit të qafës së mitrës.
Papilloma virusi transmetohet kryesisht përmes marrëdhënieve seksuale dhe mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme te personat e prekur, përfshirë kancerin e qafës së mitrës te gratë.
Në bazë të studimeve të bëra nga organizata “Cancer Research”, me seli në Britani, vaksina HPV zvogëlon rastet e kancerit të qafës së mitrës për gati 90 për qind.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksinat HPV funksionojnë më mirë nëse administrohen përpara ekspozimit ndaj papilloma virusit.
Shqipëria ka paralajmëruar futjen e vaksinës HPV në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit.
Në Maqedoninë e Veriut, kjo vaksinë është në kalendar, ndërsa nga viti 2013 është obligative për grup-moshën 12 deri në 26 vjeçe dhe jepet në tri doza.
Në kalendarin e vaksinimit të Serbisë është po ashtu HPV, por vaksina nuk është e obligueshme, është e rekomanduar.
Në vitin 2020, Mali i Zi ka ndarë buxhet për vaksinën HPV, por ato mjete janë përdorur për nevojat e trajtimit të pandemisë COVID-19, e cila ka shpërthyer në atë vit./Ejona Hyseni/
LEXO EDHE:
300 vaksina për mbrojtje nga kanceri në mitër, së shpejti në Kosovë
Gjermania dyshon se dy kabllo nënujore iu këputën qëllimshëm
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...