Ankaraja kërkon një përgjigje me shkrim nga Suedia dhe Finlanda, për të hequr kundërshtimet e saj për anëtarësimin e dy vendeve në NATO, ka deklaruar ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavusoglu.
“Ne ua kemi përcjellë kërkesat tona me shkrim këtyre dy vendeve (…) Tani jemi në pritje të përgjigjes së tyre me shkrim”, u tha gazetarëve ministri.
Ai nuk dha detaje për kërkesat e vendit të tij, por sqaroi se nuk bëhet fjalë vetëm për ndryshim ligjesh të dy vendeve, në një raport në Suedi që shpalli synimin e saj për të forcuar legjislacionin e saj në lidhje me luftën kundër terrorizmit.
“Kjo përgjigje mund të jetë në formën e një ligji ose një tjetër”, shtoi Çavusoglu .
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjithashtu përsëriti sot para deputetëve të partisë së tij, AKP-së, se “për sa i përket NATO-s, për sa kohë që Suedia dhe Finlanda nuk marrin masa të prekshme në luftën kundër terrorizmit, qëndrimi i Turqisë do nuk ndryshojë. ”
Ankaraja akuzon të dy vendet se mbrojnë luftëtarët nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila është shpallur organizatë terroriste nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?