Google ADS

Sekuestrohet hoteli dhe miliona lekë pasuri

14:10 | 15 Qershor 2022
E.H

Një hotel dhe një pasuri 15 milion lekë janë sekuestruar në Korçë, për shkak se dyshohet të jetë ndërtuar me para të krimit.

Sipas policisë hoteli është në pronësi të një 60-vjeçareje, por pronari i vërtet rezulton të jetë Erion Demolli një person me të shkuar kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia sqaron se hoteli është ndërtuar me paratë që Erion Demolli fitonte nga aktiviteti i tij kriminal.

Kujtojmë se Erion Demolli është një nga 21 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Limit”.

Aksioni I policisë nisi pas një hetim tre vjeçar që çoi në shkatërrimin e katër grupeve kriminale të trafikut të kokainës dhe kanabisit që përpunohej në vendin tonë dhe trafikohej në Greqi, Turqi dhe vende të BE-së./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme