Interi i gatshëm të bisedojë me Chelsean për transferimin e Lukakut

12:24 | 15 Qershor 2022
K.B

Sipas raporteve të shumta të mediave në Itali, drejtuesit e Interit dhe Chelseat janë gati të takohen për të diskutuar rikthimin e Romelu Lukakut në Stadio Giuseppe Meazza.

Lukaku dëshiron të luajë sërish për Nerazzurrët dhe Blutë janë të hapur për ta kthyer lojtarin në Itali si huazim.

Siç bënë të ditur Il Corriere dello Sport dhe Sky Sport Italia, drejtorët e Interit dhe Chelseat së shpejti do të kenë një kontakt të drejtpërdrejtë për të diskutuar detajet financiare të marrëveshjes.

Chelsea dëshiron rreth 20 milionë euro për huazimin e Lukakut deri në qershor 2023 dhe mund të ulë kërkesat e tyre ekonomike vetëm nëse një lojtar i Interit përfshihet në marrëveshje.

Interi duhet të finalizojnë marrëveshjen deri më 30 qershor, fundi i vitit financiar, për të përdorur dekretin e rritjes dhe për të marrë një ulje prej 50 për qind për pagën bruto të lojtarit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme