Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka informacione se lija e majmunëve është konfirmuar në 1600 persona që nga fillimi i vitit dhe se 1500 raste të tjera dyshohen në 39 vende, tha drejtori i kësaj organizate, Tedros Adhanom Gebrejesus.
Ai saktësoi se në mesin e atyre vendeve, janë shtatë në të cilat lija e majmunëve është prezente prej vitesh, ndërsa janë regjistruar edhe 36 vende tjera, transmeton portal arbresh.info
Sipas OBSH, 72 vdekje janë raportuar nga vendet e prekura më parë.
OBSH shtoi se në vendet ku është shfaqur së fundmi lija e majmunit nuk ka vdekje të raportuara, ndërsa po kontrollohet Brazili për një vdekje që mund të ketë ardhur si pasojë e lisë së majmunit.
Tedros vlerësoi se pamja globale e lisë së majmunit është “e pazakontë, por është shqetësuese”.
Ai deklaroi se OBSH nuk rekomandon vaksinimin masiv kundër lisë së majmunit./arbresh.info/
I kërkuari nga Saranda kapet në Tiranë
8 vjet pa Astrit Deharin, Kurti: Jemi të gatshëm si lëvizje ...
Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane
UNICEF lanson raportin: Analizë mbi gjendjen klimatike për f...
Begaj në Lushnjë: Promovim markave vendase të produkteve buj...
Dogana dhe IPK arrestuan një zyrtar doganor dhe një zyrtar p...