Google ADS

Parlamenti Evropian kërkon nga Serbia njohjen e pavarësisë së Kosovës

10:54 | 15 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Në draft-raportin për Serbinë, Komiteti i Politikës së Jashtme i Parlamentit Evropian bën thirrje për vendosje urgjente të sanksioneve ndaj Rusisë. Dhe për herë të parë thuhet se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të bazohet në njohjen reciproke.

Raporti u miratua me 55 vota për dhe 5 kundër. Zyrtarët serbë nuk presin sinjal pozitiv nga Brukseli dhe paralajmërojnë se para Serbisë është një krizë e madhe politike.

Parlamenti Evropian shpreh shqetësimin në raport se Serbia është ndër vendet e pakta evropiane që nuk është harmonizuar me qëndrimin e BE-së, si dhe faktin se është në vendin e fundit në rajon sa i përket harmonizimit në politikën e jashtme.

“Jemi në vitin 2022, ky është shekulli i 21-të dhe është e nevojshme që Serbia të bëjë zgjedhjen ku dëshiron të jetë si shtet. Shpresoj që kjo zgjedhje të mos jetë udhëhequr nga përvoja nga e kaluara, sado tragjike dhe e vështirë të jetë. Unë e kuptoj që njerëzit në Serbi e kanë përjetuar vetë luftën, kanë kujtime dhe kjo është një temë shumë e vështirë që nuk është e lehtë të lihet mënjanë, por është koha që Serbia të kalojë nga shekulli i 20-të në shekullin e 21-të”, ka thënë Vladimir Bilcik, raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë.

Seanca plenare e Parlamentit Evropian, në të cilën euro-deputetët do të votojnë për raportin, është caktuar për 5 korrik./paparaci/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme