Mendy nuk do të largohet nga Real Madridi

10:43 | 15 Qershor 2022
K.B

Mendy është në mesin e lojtarëve më të përfolur te Real Madridi.

Mbrojtësi francez është emri i pëlqyer nga shumë skuadra, sidomos nga ato të Premier League.

Manchester United dhe Chelsea ishin dy skuadrat që shfaqën interesim më intensiv për mbrojtësin e majtë.

Por, ‘Marca’ bën të ditur së fundmi se Mendy nuk është në shitje.

Carlo Ancelotti thuhet se është shumë i kënaqur me punën e tij dhe është kundër largimit të tij.

Mendy ka qenë zgjedhja e parë e Ancelotti për krahun e majtë të mbrojtjes. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme