Google ADS

hMPXV, emri i ri i lisë së majmunit

10:38 | 15 Qershor 2022
K.B

Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), kanë bërë të ditur se po punojnë në emrin e ri të lisë së majmunit.

Kjo po ndodh pasi mbi 30 shkencëtarë javën e kaluar bënë thirrje për “nevojë urgjente për mosdiskriminim” të emrit – duke sugjeruar që të quhet hMPXV.
Ndërkohë janë regjistruar 1.600 persona të infektuar në mbarë botën, ku 72 prej tyre kanë humbur jetën.

Rastet e vdekjeve kanë ndodhur në shtetet ku kjo sëmundje ngjitëse është endemike. Raste të vdekjeve nuk ka pasur në 32 vendet ku akoma nuk është bërë endemike.

Në OBSH kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë një takim urgjent, për të shqyrtuar nëse lia e majmunit është kërcënim ndërkombëtarë për shëndetin publik, që është alarmi më i madh për këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara.

Siç raporton BBC, më herët me një kërcënim të tillë janë shpallur gripi i derrave, paraliza e fëmijëve, Ebola, virusi Zika dhe coronavirusi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme