Abazoviq nga Borodianka e Ukrainës: Lutemi për paqe bashkë me Ramën

10:26 | 15 Qershor 2022
A Z

Kryeministri I Malit të Zi, Dritan Abazoviq bashkë me atë të Shqipërisë, Edi Rama, kanë vizituar Borodianka, qytetin ukrainas të shkaktërruar në fillim të pushtimit rus.

Abazoviqi shkruan se së bashku me Ramën luten për paqe dhe qëndrojnë fort me ukrainasit.

“Menjëherë pas mbërritjes sonë, ne vizituam Borodianka, një qytet i shkatërruar në fillim të pushtimit. Jemi dëshmitarë të kërdisë së shkaktuar nga lufta. Ne lutemi për paqe së bashku me Edi Ramën, duke qëndruar fort me qytetarët e Ukrainës”, ka shkruar Abazoviq në Twitter./arbresh.info/

Të ngjashme