Moti në Shqipëri

08:11 | 15 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Ndërsa, orët e pasdites do të kenë shfaqje të vranësirave në të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme do të jenë në veri dhe pjesërisht në qendër, megjithatë nuk priten reshje.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që gjatë natës i gjithë vendi të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por një rritje e lehtë pritet në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme