Biznesmeni kosovar dhe deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka reaguar pas anulimit të festivalit Sunny Hill dhe zhvendosjes së tij në Tiranë.
Pacolli është shprehur i zhgënjyer dhe i hidhëruar për siç ka shkruar ai dështimin e organizimit të Sunny Hill në Prishtinë, shkruan arbresh.info.
Ai fajin për dështimin e organizimit të këtij festivali në Prishtinë e sheh si dështim të shtetit.
“Jam shumë i hidhëruar dhe i zhgënjyer nga dështimi i organizimit të festivalit ”Sunny Hill” në Prishtinë. Kemi humbur rastin e një festivali me renome botëror e cila do ta vendoste përsëri Kosovën në hartën botërore. Muajit e fundit kam qenë personalisht i involvuar me hapat që janë marrë për të organizuar këtë event, dhe është një dështim i madh nga ana e shtetit tonë”, shkruan Pacolli.
Ai shprehet se Kosova e meritonte Dua Lipën dhe ajo nuk e meritonte të privohej nga performanca në vendlindjen e saj.
“Ajo që ka ndodhur sot (për mua është një “Déjà vu”), në të vërtetë nuk duhej të ndodhte. Kosova e meritonte Dua Lipën dhe gjithë atë repertor të këngëtarëve ndërkombëtar dhe vendas që do të performonin në këtë festival dhe Dua Lipa nuk e meritonte të privohej nga performanca në vendlindjen e saj. Si është e mundur që Tirana heq çdo barikadë dhe shfrytëzon këtë event e Kosova e hudh?”, ka shkruar u zhgënjyer Pacolli./arbresh.info/
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...