Google ADS

“Sunny Hill” në Tiranë, Veliaj: Prishtinasit e kosovarët janë edhe tiranas, gjithmonë bashkë

22:59 | 14 Qershor 2022
L G

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas zhvendosjes së festivalit “Sunny Hill” nga Kosova në Shqipëri.

Veliaj ka shprehur gëzimin e tij rreth këtij zhvillimi, teksa thotë se do të jemi bashkë si shqiptarë të mirë sot në Tiranë dhe nesër në Prishtinë.

“Prishtinasit e kosovarët janë edhe tiranas, në gëzime e sfida do të jemi bashkë si shqiptarë të mirë, sot në Tiranë, nesër në Prishtinë, por gjithmonë një – gjithmonë bashkë”, tha ai.

Kujtojmë që sot u bë e ditur se “Sunny Hill” do të zhvendoset në Tiranë për shkak të zvarritjes së përgjigjes nga Ministria e Administrimit Publik për dhënien e pronës./arbresh.info/

Të ngjashme