Pas lajmërimit të organizatorëve të festivalit “Sunny Hill” se ky festival nuk do të mbahet në Prishtinë siç ishte paraparë, ka reaguar kreu i kësaj komune, Përparim Rama.
Rama në Facebook shkruan se këtë lajm e ka marrë me keqardhje të madhe, shkruan arbresh.info
Ai fajin për anulimin e këtij festivali në Prishtinë dhe transferimin e tij në Tiranë, ia ka hedhur Qeverisë Kurti.
Sipas tij, Prishtina do të humbë shumë nga anulimi i këtij festivali prestigjioz.
“Me keqardhje të madhe mora lajmin se Festivali prestigjioz, Sunny Hill, sivjet, nuk do të mbahet në Prishtinë. Një vendim i tillë, i shkaktuar kryekëput nga zvarritjet e Qeverisë, do t’i shkaktojë dëm kryeqytetit në kulturë, turizëm, në zhvillimin ekonomik dhe në imazhin e vet të përgjithshëm. Dështimi i këtij festivali sivjet, është humbje jo vetëm për Prishtinën, por për gjithë Kosovën”, shkruan Rama.
Ai thotë se Qeveria e Kosovës ka zvarritur procesin e vendimit të ligjshmërisë. I pari i Prishtinës pret që qeveria të reflektojë dhe Sunny Hill Festival, t’i kthehet shtëpisë së vet, Prishtinës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës duke e zvarritur procesin e vendimit të ligjshmërisë, ka tentuar të ndërhyjë në vullnetin dhe integritetin e asambleistëve shumicë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit të Komunës dhe vullnetit të shumicës, e cila përfaqëson sovranin e kryeqytetit. Ne presim që Qeveria të reflektojë dhe Sunny Hill Festival, t’i kthehet shtëpisë së vet, Prishtinës, dinjitetshëm, ashtu siç e meriton secili qytetar i kryeqytetit”, shkruan ai.
Ndryshe, festivali “Sunny Hill”, që ishte planifikuar të mbahet në Prishtinë, ka dështuar. Kjo ka ndodhur pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk i ka kthyer përgjigje definitive organizatorëve.
Themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit për Festivalin “Sunny Hill” dhe për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina. Ai nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se kërkesa e festivalit është politizuar dhe janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore dhe kompetencat e MAPL mbi Komunën e Prishtinës./arbresh.info/
LEXO EDHE
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...