Google ADS

Arrestohet një person për disa vepra penale

17:20 | 14 Qershor 2022
L G

Një person ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës nën dyshimin për veprat penale “Vjedhje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në Istog, shkruan arbresh.info.

“Me datë 14. 06. 2022. rreth orës 08:55 Stacioni Policor në Istog, është informuar se në një objekte transfer parash në Istog një person kishte shkuar për të tërhequr shumën e parave që para disa ditësh i ishin dërguar nga familjari në emër të tij. Pasi që nga zyrtarja i është kumtuar se nuk mundet ta tërheqë shumën e parave për shkakun se kishte kaluar koha e paraparë për tërheqje, i njëjti në shenjë revolte ne mënyre të dhunshme kishte thyer derën hyrëse brenda sportelit dhe kishte marrë të holla në vlerë prej 227 Euro”, thuhet në njoftim.

Patrulla Policore menjëherë kishte dalë në vendngjarje dhe kishte arritur ta arrestoji të njëjtin. I dyshuari është sjellë në Stacion Policor dhe është intervistuar dhe nga i njëjti është konfiskuar shuma e parave të lartë cekura te cilat më pas i janë kthyer punëtores në filiale.

Personi i dyshuar pas intervistimit me vendim të Prokurorit shtetit është ndaluar për 48 orë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme