Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Avokaturës së Shtetit, që ka për qëllim rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të gjykatave dhe gjithashtu, rritjen e transparencës dhe bashkëpunimit.
Nënshkrimin e këtij Memorandumi, ministrja Haxhiu e ka vlerësuar si ngjarje të rëndësishme për sistemin e drejtësisë me anë të cilit thellohet bashkëpunimi profesional dhe konstruktiv në mes të institucioneve të drejtësisë, shkruan arbresh.info.
Haxhiu tha se, një ndër objektivat e mandatit të saj si ministre e Drejtësisë është edhe digjitalizimi i sistemit të drejtësisë në vend, e paraparë, përmes veprimeve konkrete, edhe në Strategjinë për Sundimin e Ligjit.
Ndryshimi i mënyrës së funksionimit të gjykatave, tha ministrja Haxhiu, është vlerësuar si shumë i nevojshëm për të rritur efikasitetin dhe njëherit për të filluar dhe zbatuar një mënyrë më inovative të punës, e cila para së gjithash do të thjeshtësohet e lehtësohet përmes komunikimit elektronik.
“Si Ministre e Drejtësisë, zotohem se ky Memorandum do të jetë një pjesë nga seria e akteve të tilla edhe me institucione të tjera të cilat i kanë paraprirë dhe do t’i pasojnë qëllimit të njëjtë, pra digjitalizimit të sistemit të drejtësisë” tha Haxhiu.
Ministrja Haxhiu po ashtu bëri të ditur se një proces digjitalizimi është nisur edhe në fushën e Noterisë, ndërsa është lansuar dhe është në prag të fazës së jetësimit në fushën Përmbarimit Privat.
Haxhiu theksoi se si Ministri e Drejtësisë mbetën të përkushtuar në zbatimin e qëllimit të Memorandumit dhe po ashtu të gatshëm për të bashkëpunuar me institucionet relevante me qëllim të avancimit të mëtejmë të legjislacionit për të mbështetur dhe fuqizuar komunikimin elektronik ndërmjet gjykatave dhe palëve.
Në mbyllje të fjalës së saj, ministrja Haxhiu ka falënderuar Këshillin e Evropës për mbështetjen e ofruar në realizimin e këtij projekti./arbresh.info/
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...