Elena Del Pozzo, vajza pesëvjeçare që u zhduk të hënën në Tremestieri etneo (Catania) , u gjet e vdekur .
Martina Patti, nëna e 5-vjeçares së vrarë dhe groposur në Katania ka pranuar krimin para policisë italiane.
23-vjeçarja ka rrëfyer se ishte ajo që vrau vajzën duke mos dhënë detaje për arsyen apo mënyrën se si kreu krimin.
Polica e gjeti trupin e vogëlushes në një tokë bujqësore disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte më parë gruaja me ish-partnerin dhe babanë e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç.
Elena Del Pozzo u zhduk të hënën në Tremestieri etneo, sipas Tgcom.
Nëna e vogëlushes ka rrëfyer se ku ishte trupi I fëmijës, pas presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit.
Babai dhe nëna e fëmijës nuk ishin bashkë prej disa kohësh.
24-vjeçari u arrestua për grabitje në vitin 2020, por më pas u shpall i pafajshëm.
Ai ka disa precedentë për trafik droge.
Pas lajmit, i dëshpëruar, ai ka shkuar me partneren e tij të re në vendin ku u gjet kufoma, e cila u varros pjesërisht, në një tokë 400 metra larg shtëpisë ku jetonte çifti para se të ndaheshin.
Në fillim gruaja tregoi për një rrëmbim të vogëlushes, e cila ndodhi nga tre persona me kapuç, njëri prej të cilëve ishte i armatosur.
Pas një nate pyetjesh të familjarëve dhe të njohurve, mëngjesin e sotëm epilogu me gruan mes të qarash që i çoi hetuesit në vendin ku ndodhej kufoma e vajzës së saj, një tokë e lirë, në via Turati, në Mascalucia, në provincën e Katanias.
Gjatë marrjes në pyetje, hetuesit konstatuan mospërputhje të dëshmive.
Historia e rrëmbimit të 5-vjeçares ishte jo shumë e besueshme që në fazat e hershme të hetimit, sqaron prokurori.
Në fakt, menjëherë para hetuesve u shfaqën disa “anomali”.
Asnjë dëshmitar përveç saj, asnjë telefonatë në 112 menjëherë pas sulmit , vetëm pas ngjarjes ajo shkoi me familjen në polici.
Anomali të cilat bënë që karabinierët dhe prokurorët të ushtronin presion ndaj gruas, e cila më në fund u dorëzua dhe shpërtheu në lot, duke treguar se ku mund të gjente kufomën e vajzës së saj./top channel/
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku