Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në parim Ligjin për pagën minimale, shkruan arbresh.info.
68 deputetë votuan pro, ndërkohë kundër nuk kishte, kurse abstenuan 6 nga Grupi multietnik.
Për këtë ligj ishte debatuar shumë kohëve të fundit, madje edhe ishte organizuar një protestë nga organizatat e dala nga lufta, pasi pensionet e veteranëve nuk ishin përfshirë në ligj.
PDK-ja e bojkotoi këtë seancë me arsyetimin se po u bëhet e padrejtë veteranëve.
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar që ky projektligj të kthehet mbrapsht në Qeveri për disa arsye.
“Ky projektligj për pagën minimale duhet të kthehet në Qeveri i sepse sot për sot, ky ligj nuk ka kurrfarë impakti në sektorin privatë sepse janë ngritur pothuajse të gjitha çmimet e produkteve bazë. Duhet të bisedohet në Kuvend për këtë sepse askujt nuk i duhen kriza brenda organit legjislativ, të ulet dhe të diskutohet për pagën minimale dhe skemën sociale në vend”, ka thënë ai ndër të tjera./arbresh.info/
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...
Itali, mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor në grevë...
Bislimi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, legjitim...