Google ADS

Një makinë në Yzberisht kthehet në kazan mbeturinash

10:20 | 14 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

TIRANË – Teksa kryeqyteti po arrin një numër popullsie rreth 1 milion banorë, duket se edhe çudirat nuk kanë fund.

Në redaksinë e Abcnews.al, kanë ardhur pamjet e një incidenti të ndodhur në zonën e Yzberishtit, ku një makinë është kthyer në kazan mbeturinash.

Siç shihet makina tip “Sharan” është mbushur plotë me mbeturina, ndërsa xhamat janë thyer. Ende nuk dihet se kush është pronari i kësaj makine dhe arsyet se pse nuk është interesuar për automjetin e tij./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme