Schallenberg sot në Kosovë

07:07 | 14 Qershor 2022
Xhejlane Haliti

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, sot viziton Kosovën.

Ai do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtne , Donika Gërvalla-Schwarz.

“Temë e diskutimit do të jetë procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, lufta dhe agresioni rus në Ukrainë si dhe impakti i kësaj lufte në Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar për RTKlive, një ditë më parë, Gabriele Juen, zëdhënëse e Ministrisë së  Punëve të Jashtme të Austrisë.

Ajo theksoi gjithashtu se në agjendë janë edhe një takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Prishtinë si dhe ushtarët e Austrisë, që shërbejnë në kontingjentin e KFOR-it.

“Temë e takimeve do të jetë procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, lufta dhe agresioni rus në Ukrainë si dhe impakti i kësaj lufte në Ballkanin perëndimor”, tha Juen.

Javë më parë në Prishtinë u mbajt Forumi Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë, i cili bashkoi kompani nga Austria me kompani nga Kosova nga sektorë të ndryshëm, me qëllim promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve të mëtejshme direkte nga kompanitë austriake në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme