Kryeministri Edi Rama foli sot për projektin e shpalljes së lumit Vjosa Park Kombëtar. Gjatë fjalës së tij ai kujtoi edhe reagimet e bëra nga aktori i famshëm Leonardo Di Caprio në lidhje me mbrojtjen e lumit Vjosa.
Teksa prezantonte vendimin e qeverisë për ta shpallur Vjosën Park kombëtar, Rama deklaroi se aktori amerikan u bë i gjallë vetëm për të goditur qeverinë, ndërkohë që nuk reagon tani që qeveria merr një vendim në përputhje me kauzën e tij.
“Më kanë shënuar diçka këtu për Leonardo Di Caprion pasi u bë i gjallë për të goditur qeverinë, por nuk u bë i gjallë për të mbrojtur qeverinë. Tani qeveria po bën atë që atij i kishin thënë që nuk kishim ndërmend ta bënim, por që ndërkohë ne po e bëjmë. E ka shok të mirë Ministrja e Turizmit, prandaj nuk po i bie më shumë. Mbase këto goditje do t’i shkojnë në vesh, pasi mund ta kishim lajmëruar dhe nuk do t’i vente në vesh fare. Mbase duke e sharë pak do t’ia kapi veshi Nardit”,-tha Rama./Opinion.al
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?