Policia rajonale pretendon se shtatë trupa, disa me duar dhe këmbë të lidhura, janë gjetur në një varr pranë qytetit Bucha, në periferi të Kievit, raporton AFP.
“Shtatë civilë u torturuan nga rusët dhe më pas u ekzekutuan në mënyrë frikacake me një plumb në kokë”, ka shkruar në Facebook shefi i policisë rajonale të Kievit, Andriy Nebytov, transmeton portal arbresh.info
“Ky varr u zbulua sot në një zonë ku trupat ruse ishin të vendosura pranë fshatit Myrotske”, shkruan ai, duke shtuar se policia “po punon për identifikimin e të ndjerëve”.
Qyteti i Buchës u pushtua nga trupat ruse gjatë javëve të para të pushtimit. Pasi qyteti u çlirua në fillim të prillit, u gjetën të paktën 500 trupa të vdekur, shumë prej tyre në varre të improvizuara dhe masive.
Rusia, e cila u tërhoq nga qyteti më 30 mars, ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat për krime lufte në Bucha, duke këmbëngulur se ato janë “falsifikime” nga Ukraina, e mbështetur nga aleatët e saj në Perëndim./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...