Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbajti sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetari Glauk Konjufca.
Në këtë mbledhje, në të cilën ishin të pranishëm edhe kryetarët e grupeve parlamentare, u vendos që të martën, më 14 qershor, duke filluar nga ora 13:00 të mbahet vazhdimi i punimeve të seancës plenare të datës 5, 11, 13 maj dhe 6 qershor 2022, si dhe vazhdimi i punimeve të seancës së datës 26 maj dhe 6 qershor 2022, me pikat e papërfunduara.
Po ashtu, Kryesia vendosi që seanca e re plenare të mbahet më 16 qershor, duke filluar nga ora 10:00 me këtë rend të ditës: deklarimet jashtë rendit të ditës; pyetjet parlamentare; miratimi i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme; shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-021 për Akcizën në Produktet e Duhanit; shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës; shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-075 për Markat Tregtare; shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-025 për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja; shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116; shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-137 për Pyjet; shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-146 për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shënjestruara; shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-145 për Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të Ndotjes; shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike për zgjatjen e mandatit; miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike; miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës; propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionet Hetimore Parlamentare; emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit; përzgjedhja e kandidatit për një (1) anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës; formimi i Komisionit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë; shqyrtimi i raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021; si dhe shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.
Tutje, Kryesia e procedoi për në Qeveri Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-010 për Noterinë, kurse mocionin e dhjetë (10) deputetëve nga GP i LDK-së për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE-së), e procedoi te Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Kuvendit shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj./arbresh.info/
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...