Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftuan se kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk e ka pranuar ftesën e kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviq për vizitë të përbashkët në Kiev. Nga kabineti i Kovaçevskit bëjnë me dije se axhenda e kryeministrit për momentin është e ngarkuar dhe se një vizitë e tillë në Ukrainë është planifikuar për të ardhmen.
“Ftesa për një vizitë për të cilën po pyesni dhe e cila është iniciuar nga presidenti ukrainas Zelenski i referohet një periudhe jashtëzakonisht intensive në axhendën e kryeministrit dhe për shkak të pamundësisë për ta ndryshuar atë, për fat të keq nuk mundëm të përgjigjemi pozitivisht. Mbështetja jonë për Ukrainën dhe popullin trim ukrainas është e qartë dhe e pa rezervë. Ju jemi mirënjohës për ftesën për një vizitë e cila besojmë se do të realizohet së shpejti”, thonë nga Qeveria.
Abazoviq paraprakisht kishte pranuar ftesën e presidentit të Ukrainës, Vlodimir Zelensky për ë vizituar Kievin pas çka inicoi idenë që bashkë me të, të udhëtojë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski./TV21/
Abazoviq propozon që të udhëtojë drejt Kievit bashkë me Ramën e Kovaçevskin
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...