Abazoviq propozon që të udhëtojë drejt Kievit bashkë me Ramën e Kovaçevskin

13:22 | 13 Qershor 2022
arbresh.info

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka pranuar ftesën e presidentit të Ukrainës, Vlodimir Zelensky për të vizituar Kievin.

Nga kabineti qeveritar në Podgoricë bëjnë të ditur se Abazoviq ka inicuar idenë që bashkë me të të udhëtojë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

“Ashtu siç ka paralajmëruar, Abazoviq do të inicojë idenë e një vizite të përbashkët në Kiev nga kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nga vendet e NATO-s në rajon, në mënyrë që të dërgohet mesazh i fuqishëm dhe unik në mbështetjen e Ballkanit Perëndimor në sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës”, thonë nga Kabineti i kryeministrit malazez, Dritan Abazoviq./TV21/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme