Çmimi i Madh i Azerbaixhanit rezultoi të ishte një dështim për Ferrarin teksa dy pilotët e skuderisë kokëkuqje nuk mundën ta mbyllnin garën për shkak të problemeve që u shfaqën në makinën italiane. Carlos Sainz pati një problem me marshet në fillimin e garës, ndërsa më tragjike ishte ajo që i ndodhi Charles Leclerc.
Piloti monegask ishte në kryesim të garës kur në xhiron e 15-të nga motori nisi të dal tym, me Leclerc që u detyrua të hapte krahun dhe të qëndronte në rolin e spektatorit teksa rivali i tij Verstappen fitonte garën.
Megjithatë, telashet nuk kanë përfunduar për Ferrarin dhe sidomos për Leclerc.
Formula 1 këtë fundjavë zhvendoset në Kanada dhe mekanikët e skuderisë italiane duket të rikthejnë në gjendje pune makinën e Leclerc.
Kështu, sistemi i “Power Unit” do të kalojë në “lupën” e mekanikëve ndërsa makina e ka të nevojshëm përdorimin e një motori të ri.
Por, nëse nga garazhdi i Ferrarit do të vijë lajmi se makina e Leclerc ka nevojë edhe për një turbo të re, atëherë piloti 23-vjeçar do të duhet të niset i penalizuar në Kanada duke humbur kështu pozicione të rëndësishme përballë Verstappen që tashmë në renditjen botërore i është shkëputur me një avantazh prej 34 pikësh./SS/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...