Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami mori pjesë në Konferencën e Ministrave të Komitetit Investues të Evropës Juglindore në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), që u mbajt sot në Beçiq të Malit të Zi.
E veçanta e këtij takimi është se nga sot Komiteti i Investimeve të Evropës Juglindore bëhet pjesë e strukturave të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, gjë që i mundëson Kosovës avancim të statusit, nga të qenurit vëzhgues në pozitën e anëtarit të plotë.
Ministrja Bajrami, fillimisht falënderoi Qeverinë e Malit të Zi dhe Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC) që krijuan mundësinë për të raportuar për progresin e arritur në Kosovë, në implementimin e Strategjisë së Evropës Juglindore 2020 dhe rrugën drejt integrimit në BE.
Ajo theksoi se Qeveria e Kosovës po punon për adresimin e të gjitha çështjeve të përfshira në këtë strategji, përmes Programit të Reformës Ekonomike Kombëtare të Kosovës. Ajo shtoi se tregtia me vendet e CEFTA-s është njëra ndër pjesët më të rëndësishme të shkëmbimeve tregtare të Kosovës, me 31 % të totalit të tregtisë së huaj për peridhën janar-shtator 2015, gjegjësisht me një rritje prej prej 10% nga e njëjta periudhë e vitit 2014 .
Ministrja tha se kur flasim për tregtinë e lirë duhet të përmendim se Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Komisionin Evropian. Marrëveshja është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës në nëntor të vitit 2015, ndërsa plani i zbatimit 2016-2020 tashmë është hartuar. Nënshkrimi i MSA-së paraqet rëndësi politke dhe ekonomike për vendin tonë, është rruga jonë drejt integrimit në EU. Ajo tha, se MSA-ja, kompanive tona iu ofron qasje në një treg prej 500 milion konsumatorëve, por këtu problem paraqet çështja e vizave, për shkak se lëvizja e lirë e mallrave nuk mund të ndodhë pa pasur lëvizje të lirë të njerëzve. “Pres nga EU-ja që të reflektoj, pasiqë Qeveria e Republikës së Kosovës i ka plotësuar të gjitha kushtet, qytetarët e vendit tim meritojnë të trajtohen njejtë si qytetarët e vendeve fqinje”, shtoi ajo.
Përveç kësaj, vazhdoi ministrja Bajrami, fokusi kryesor është bërë në kuadrin legjislativ për tregtinë e shërbimeve dhe forcimin e kapaciteteve për infrastrukturën e cilësisë. Qeveria e Kosovës po merr pjesë në mënyrë aktive në Komitetin e CEFTA-s për Lehtësimin e Tregtisë si dhe në nën-komitetet tjera të këtij mekanizmi rajonal. Aktualisht jemi aktivë në procesin e negociatave për shërbime. Projektligji i parë për Shërbime është përgatitur dhe pritet të miratohet në një të ardhme të afërt. Ndërkohë, aktivitetet e aplikimit për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë kanë filluar. Drafti i parë i Memorandumit për Agjendën e Jashtme është përgatitur dhe pritet të aplikojmë për anëtarësim në vitin 2016.
Ministrja vuri në pah se po punohet në forcimin e ndërveprimit në Trekëndëshin e Dijes (Arsimi, Kërkimi dhe Biznesi). Kemi hartuar ligjin për profesionet e rregulluara, i cili është miratuar nga Qeveria dhe aktualisht është duke u shqyrtuar në Kuvend. Ligji i ri për Provimin Përfundimtar dhe të Maturës Shtetërore është finalizuar dhe pritet të kalojë në kuvend së shpejti. Së bashku me komunitetin e biznesit ne jemi duke punuar në kurrikulat e reja për shkollat e mesme dhe shkollat profesionale.
“Ne jemi duke punuar në përmirësimin e qasjes në financa për NVM-të. Në gusht të vitit 2015 Qeveria ka miratuar Ligjin për Themelimin e Fondit për Garantimin e Kredive. Në lidhje me përmirësimin e mëtejshëm të mjedisit të të bërit biznes, ne jemi duke ndryshuar Ligjin për Falimentim, dhe jemi duke punuar në ligjin e ri për Shoqëritë Tregtare, tha ministrja.
Ajo, prezantoi edhe projektet infrastrukturore në implementim e sipër, si ndërtimi i rrugës Prishtinë –Shkup, projekt i cili pritet të finalizohet deri në fund të vitit 2018, ndësa rindërtimi i hekurudhës së Hanit të Elezit (kufiri me Maqedoninë), pritet të fillojë në vitin 2016.
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...