Google ADS

KOK-u shënon ditën Olimpike në Kosovë

10:37 | 13 Qershor 2022
KRG

Komiteti Olimpik i Kosovë (KOK), sot ka shënuar ditën Olimpike.

Me datë 13 qershor, do të fillojnë aktivitete të ndryshme në kuadër të Komitetit, të cilat do të mbahet nëpër Kopshte të Prishtinës.

Ndërsa me 14 qershor, do të ketë konferencë për media dhe aktivitete të ndryshme në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ndërsa më 15 qershor, do të mbahet turneu i futbollit  në stadiumin e Rilindjes në Prishtinë, përcjell arbresh.info.

Më 16 qershor, do të bëhet Hiking te Liqeni i Jazhincës, dhe do të bëhet inaugurimi i fushave sportive dhe aktivitete të ndryshme.

Kurse më 17 qershor, do të jetë dita e fundit e Ditës Olimpike, ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme në stadiumin “Fadil Vokrri”. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme