Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini në një intervistë për Ekonomia Online i ka propozuar Qeverisë që deri në fund të verës të suspendojë akcizën për derivatet e naftës.
Sipas tij, kjo do të ndikonte që një litër të shitet më shumë se 35 cent më lirë.
Ai thotë madje ka kërkuar që mazha për import dhe shitje të derivateve të naftës të jetë së paku 2% për kurse mazha për shitje me pakicë të jetë rreth 10%.
“Kosova duhet të merr shembuj të mirë të shteteve të ndryshme për tejkalimin e krizës pas shtrenjtimit të energjisë, derivateve dhe të gjitha artikujt ushqimor. AKB-ja i propozon Qeverisë që përkohësisht deri në fund të verës të suspendon akcizën në derivate e cila do të ndihmon më shumë se 35 cent për çdo litër për çdo qytetar pavarësisht a është ai subjekt ekonomik apo subjekt individual”.
“Qeveria nuk mund të kërkojë uljen e fitimit, ata nuk mund të punojnë në humbje dhe në rast se ata detyrohen të punojnë sipas kërkesës së uljes së mazhës në përqindje të ultë, ata do të rrezikojnë që tregu të mbetet pa furnizim të derivateve. Ne si AKB i kërkojmë Qeverisë që mazha për import dhe shitje të derivateve të naftës të jetë së paku 2 për qind kurse mazha për shitje me pakicë të jetë përafërsisht rreth 10 për qind”.
Tutje ka shtuar që lirimi i përkohshëm nga akciza do të rimburësohet nga rritja e çmimeve nga TVSh-ja dhe Dogana.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...